Kuç: U lidha me Kombëtaren e Kosovës, por Gliha i dha fund gjithçkaje
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Edvin Kuç i ka dhënë fund karrierës së tij gjashtë vjeçare me Ballkanin, skuadër me të cilin ai fitoi tre tituj kampioni dhe Kupën e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në klubin nga Suhareka.

Përkundër një lamtumire të dhimbshme, Kuç është shprehur shumë i lumtur me ecurinë e këtij sezoni, ku skuadra rrëmbeu dy trofetë më të rëndësishëm në futbollin kosovar.

Duke folur për KosovaPress, Kuç ka bërë të ditur se lajmin për largimin e tij, skuadrës ia bëri të ditur vetëm para ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.

Madje ai zbuloi edhe bisedën që pati me trajnerin Ilir Daja dhe reagimin e trajnerit shqiptar.

Kuç ka vendosur që karrierën ta vazhdojë tek skuadre Neftchi Bahku në Azerbajxhan, derisa theksoi se nuk e ka pasur opsion asnjë nga skuadrat tjera të Superligës së Kosovës.

Për herë ta parë, reprezentuesi malazez ka folur për deklaratën e ish-trajnerit të Kosovës, Primzo Gliha i cili kishte thënë se Kuç nuk mund të luajë për Kosovën pasi i ka ikur mosha.

Në fund, Kuç u shpreh i bindur se Ballkani do të vazhdojë ta dominojë futbollin kosovar, derisa falënderoi përzemërsisht të gjithë klubin dhe tifozët për mbështetjen e madhe të dhënë ndaj tij gjatë gjithë këtyre viteve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024