Zgjedhjet në Maqedoni: Mandatet e partive pas rreth 94% të votave të numëruara
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar 93.96 për qind të votave të deritanishme   sipas të cilave parti e parë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut del VMRO DPMNE, deri tash opozitare, me 43.09 për qind ose 406 mijë e 239 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate. Në vendin e dytë renditet Koalicioni për të ardhmen evropiane LSDM me 143 mijë e 267 vota ose 15.20 për qind që aktualisht i siguron 18 mandate. Fronti Evropian me BDI-në e Ali Ahmetit ka fituar 14.01 për qind ose 132 mijë e 89 vota - 19 mandate, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar VLEN 10.91% ose 102 mijë e 863 vota - 13 mandate. Pjesëmarrje në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë e kanë siguruar edhe partia politike E Majta me 6.78 për qind ose 63.944 vota që aktualisht i sigurojnë 6 mandate dhe Lëvizja Unë di - Për Maqedoninë Tonë ka fituar 5.32 për qind ose 50.187 vota që aktualisht i sigurojnë 5 mandate.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
48
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024