Zgjatet sërish afati për aplikim për subvencione
Lexohet për: 1 min.
tokaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka vendosur sërish që ta zgjasë afatin e aplikimit për subvencione për kultura bujqësore për vitin 2023 deri më 14 prill të këtij viti.

Afati ishte paraparë të mbyllej më 30 mars, por është shtyrë për herën e dytë, raporton KosovaPress.

“Shtyhet për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023. Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00”, njofton ministria e Bujqësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025