Zgjatet orari për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19
Lexohet për: 1 min.
4
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës, për arsye të rritjes së kërkesës nga qytetarët për vaksinim në mbrojtje nga COVID-19, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka marrë sot vendim për zgjatjen e orarit të punës në QMF 7 në lagjen “Kalabria”.

Siç thuhet në një njoftim në Facebook, orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) tash e tutje do të jetë 12 orë (07:00-19:00) nga dita e hënë deri të premten. Ndërsa në fundjavë, e shtunë dhe e diele, orari do të jetë prej orës 07:00-15:00.

Vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, më datë 12.01.2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024