Zgjatet afati i aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë
Lexohet për: 1 min.
t32t23t32-2-560x404
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për fazën 1 deri më 2 dhjetor 2022.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.

Po ashtu aty thuhet se duke u bazuar në Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj thirrjeje.

Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.


Për tu informuar më shumë rreth subvencionit linku në vijim:

https://invite.viber.com/?g2=AQBvd50Xxwr4z1Ae8XF9OkcptcYKNYalsZkBrBQ0pBmB4QSxwKunQy8rHqN1O7Bq?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025