Zëvendëspresidenti i Barcelonës zbulon arsyet e dorëheqjes
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Tashmë ish-zëvendëspresidenti ekonomik i Barçës, Eduard Romeu, ka shpjeguar për mediat, dukshëm i prekur, arsyet që e shtynë të jepte dorëheqjen nga posti i deritanioshëm. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Romeu theksoi se po largohet nga kjo pozitë pasi nuk ka mundësi ta ketë përkushtimin të cilin e kërkon ky klub.

"Të kesh punuar në Barça të jep një njohje të jashtëzakonshme. Prioriteti ishte Barça, por ndonjëherë situatat ndryshojnë. Kanë qenë 2 vite e gjysmë intensive në klub. Te Barcelona duhet të nisësh projekte dhe nisja e tyre është e vështirë. Pozita e zëvendëspresidentit kërkon që unë të kem përkushtim absolut që nuk më lejon ta kombinoj", tha fillimisht ai.

Romeu është shprehur i kënaqur me punën e bërë dhe ka pretenduar ndikimin e bordit në përmirësimin e një situate shumë komplekse që ata kanë trashëguar, përcjellë KosovaPress.

Ish-zëvendëspresidenti ekonomik u ka kërkuar tifozëve të Barcelonës të jenë të bashkuar.

"Armiku është jashtë. Kur e nisëm, dukej se nuk kishte njeri që mund ta shpëtonte këtë, por guximi që na ka transmetuar Laporta na ka lejuar të luftojmë. Ne nuk kemi reshtur së munduari, nuk jemi dorëzuar”, theksoi më tutje ai.

përgjegjësinë që duhej, ishte një ditë shumë e ndërlikuar, të kërkova që ta lehtësoje mua dhe ti ma bëtë më të lehtë . Ne u emocionuam, por në fund Barça është një ndjenjë."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025