Zeneli vazhdon të ardhmen në Francë, rinovon kontratën e tij me Reims
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Skuadra franceze, Stade de Reims përmes një komunikate zyrtare para pak çastesh e ka konfirmuar se sulmuesi kosovar Arbër Zeneli ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Stade de Reims e ka konfirmuar se Zeneli ka nënshkruar kontratën e tij të re e cila do ta mbajë atë te klubi francez deri në vitin 2025, përcjell KosovaPress.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë nga Reims për rinovimin e kontratës së Zenelit.

“Në agim të fundit të sezonit 2021/22, Stade de Reims tashmë po përgatitet për sezonet e ardhshme të Ligës 1 Uber Eats, duke ia zgjatur kontratën Arbër Zenelit, sulmuesit kosovar, i cili mbërriti në klub në janar të vitit 2019 nga Heerenveen”, shkruante në komunikatën e Reims.

Që prej transferimit të tij nga skuadra e Heerenveen te Stade de Reims, Arbër Zeneli ka arritur të bëjë 55 paraqitje për skuadrën franceze, duke regjistruar tetë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024