Zeneli largohet nga Franca, klubin e ri e gjen në Turqi
Lexohet për: 1 min.
10-Zeneli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Turqia.

Siç bëhet e ditur nga gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu, skuadra e Adana Demirspor e ka transferuar Arbër Zenelin, raporton KosovaPress.

Zeneli i është bashkuar Adana Demirsporit nga skuadra franceze Reims.

Ylli kosovar nuk po ka minutazhë të kënaqshme te Reims, dhe ka pranuar largimin nga klubi francez për t’iu bashkuar Super Ligës së Turqisë.

Sezonin e kaluar, Zeneli arriti të bëjë 26 paraqitje në të gjitha garat me Reims, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.

Ndërkaq, gjatë karrierës së tij si lojtar i Lille, Zeneli ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe 14 asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025