Zemaj: 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj e të ulemi të punojmë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj u shpreh se këto dy vite do të donin t’i harronin por është e pamundur për shkak të problemeve të shumta në shëndetësi.

Ish ministri i shëndetësisë Zemaj, gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që bëri ministri Vitia tha se gjatë këtyre dy viteve evidente ka qenë mungesa e barnave e listës esenciale, lista e pritjes e ikja e profesionistëve shëndetësor.

Zemaj po ashtu tha se asnjë ligj bazik nuk ka ardhur për dy vite dhe jemi duke hyrë në muajin e tretë dhe nuk e dimë se si është gjendja. Nuk po kemi material të shqyrtojmë më dhe është e pafalshme që nëse kemi 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj dhe të ulemi të punojmë.

Ndërsa, u interesua të di se a po funksionin Komisioni ekzekutiv për shëndetësi dhe a i janë bartur Vitisë kompetencat.

“A ti ka bartur ato kompetencat që ti ka bardit a po funksion ai komision dhe na është dukur i pak paarsyeshëm dhe banale në këtë komision të raportoj duke anashkaluar ministrinë?”, tha ai.

Vitia u shpreh se me shumë  gjëra që theksoi Zemaj, pajtohet.

Ndërsa, sa i takon krijimit të Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi, Vitia tha se kryeministri Kurti me këtë komision ka  dashur të tregoj se shëndetësia është prioritet i kësaj qeverie.

Lidhur me punën e tij në sektorin privat, Vitia tha se lënda e tij është dërguar në agjencinë  kundër korrupsion dhe këtë javë   ka marrë informacioneve se  nuk është gjetur  asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin e tij, madje paralajmëroi padi për ata që kanë shpifur karshi tij.

“Kur kërkesa është e madhe dhe oferta e vogël ndodh  kjo, po bëhen oferta shumë joshëse”, tha ai për ikjen e mjekëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024