Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se përpjekjet për të arritur paqen duhet të zgjasin "muaj, jo vite".
Vërejtjet e Zelensky erdhën gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas përfundimit të samitit së bashku me liderët e Kanadasë, Kilit, Ganës dhe BE-së.
Ai vuri në dukje se do të hapet rruga për samitin e dytë të paqes për "përfundimin e kësaj lufte për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", kur të përpunohet çdo hap.
Disa vende, sipas presidentit, kanë shprehur tashmë interesin e tyre për të pritur samitin e dytë.
Ai tha gjithashtu se të gjithë pjesëmarrësit e samitit mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, duke shtuar: “Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme pa integritet territorial”.
Ai ftoi të gjitha vendet që njohin natyrën detyruese të Kartës së OKB-së që të marrin pjesë në deklaratën përfundimtare të samitit të Burgenstock.
“Rusia dhe lidershipi i tyre nuk janë gati për një paqe të drejtë, ky është një fakt”, tha Zelensky dhe vuri në dukje se ndërsa shumë vende aspirojnë të shohin Rusinë në bisedimet e paqes, shumica e tyre “nuk duan të shtrëngojnë duart me” Rusinë.
Presidenti ukrainas mirëpriti gjithashtu që 80 vende dhe katër organizata nënshkruan deklaratën e përbashkët në fund të samitit në Zvicër.
Ai gjithashtu shprehu shpresën se vendet e tjera në Afrikë dhe Azi do të kuptojnë se Rusia ishte përgjegjëse për bllokadën e Detit të Zi.
“Të gjithë e pranojnë se Rusia bllokoi dhe solli urinë, varfërinë dhe problemet në territorin e këtyre vendeve,” tha ai.
Vladimir Putin, i cili e kupton se është i izoluar, "po lufton vetëm për veten e tij" dhe jo për një botë "multipolare", theksoi Zelensky. /AA