Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri thirrje sot për mbështetjen e hebrenjve amerikanë, duke e krahasuar sulmin rus ndaj atdheut të tij me nazizmin.
“Kjo është sjellje e pastër naziste. Nuk mund ta tregoj ndryshe," i tha Zelensky organizatës ombrellë, Konferencës së Presidentëve të Organizatave Hebraike Amerikane, në një kohë kur ai po kërkonte avionë luftarakë nga Perëndimi dhe një ndalim të NATO-s për fluturimet mbi territorin e tij, e cila deri më tani është refuzuar.
"Ata po hidhen nën tanke - vetëm për të kuptuar se çfarë po ndodh atje," tha udhëheqësi ukrainas, i cili është gjithashtu një hebre, në një bisedë përmes Zoom.
Rusët nuk i lejojnë banorët të largohen nga vendet që sulmuan, nuk lejojnë dërgimin e ushqimit dhe ujit dhe kanë ndërprerë qasjen në internet, media dhe energji elektrike.
Ndryshe, 13 persona u vranë në një bombardim të një furre buke në Kiev sot, ndërsa 50 fëmijë me kancer u desh të largoheshin dje nga një spital pasi ai u godit me raketë.