Zelandë e Re, vriten dy persona disa orë para se të fillojë Kupa e Botës për Femra
Lexohet për: 2 min.
Zelande e Re
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të shtënat me armë zjarri kanë lënë të vdekur dy persona në qendër të Auckland të Zelandës së Re, disa orë përpara se qyteti të hapë Kupën Botërore FIFA për femra.

Gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë oficerë policie, u plagosën dhe personi i armatosur gjithashtu vdiq pas incidentit në orën 07:22 (19:22 GMT) në një kantier ndërtimi.

Kryeministri Chris Hipkins tha se sulmi nuk duket se është një akt terrorist, shkruan BBC.

Turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar, konfirmoi ai.

Ndërsa nuk ishte identifikuar asnjë motiv politik apo ideologjik për sulmin, policia e kishte neutralizuar kërcënimin dhe publiku mund të sigurohej se nuk kishte rrezik të vazhdueshëm, tha kryeministri.

Ai shtoi se personi i armatosur kishte qenë me një armë kur mbërriti në kantierin e ndërtimit në “Queen Street” të premten në mëngjes.

Hipkins falënderoi "burrat dhe gratë e guximshme të Policisë së Zelandës së Re, të cilët u përplasën me armë zjarri, drejt e në rrezik, për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

"Këto lloj situatash zhvillohen shpejt dhe veprimet e atyre që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët nuk janë asgjë më pak se heroike".

Sipas kryebashkiakut të Auckland, Ëayne Broën, i gjithë personeli i FIFA-s dhe ekipet e futbollit janë të sigurt. Më herët, ai kishte paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet në qytet.

"Nuk mbaj mend që diçka e tillë të ketë ndodhur ndonjëherë në qytetin tonë. Ngjarjet e këtij mëngjesi kanë qenë tragjike dhe shqetësuese për të gjithë banorët e Auckland-it, pasi kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar," shkroi Broën në Tëitter.

FIFA shprehu "ngushëllimet më të thella" për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024