Zbuloi tradhtinë me femrat e tjera, Princesha e Dubait ia bën të ditur burrit divorcin në rrjetet sociale
Lexohet për: 2 min.
dsgfr
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një zhurmë të madhe ka shkaktuar në Emiratet e Bashkuara Arabe lëvizja e vajzës së kryeministrit të Dubait , Princeshës Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj përmes një postimi në Instagram.

Divorci publik erdhi, në fakt, vetëm dy muaj pas lindjes së fëmijës që princesha lindi me burrin e saj, Mohammed Bin Rashid bin Mana Al Maktoum. Në mesazhin e saj, princesha 30-vjeçare ka shkruar: “Burri im i dashur, meqë je i zënë me lidhje të tjera, po të njoftoj divorcin. Po ndahem, po ndahem, po ndahem. Kujdes nga ish-gruaja jote”. Sipas Daily Mail, pas këtij postimi, çifti, i cili u martua në maj të 2023-ës, hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe hoqën çdo foto të tyre së bashku nga platformat e tyre të rrjeteve sociale.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga shtëpia Maktoum, familja mbretërore e Dubait.

Sheikha Mahra është vajza e Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe. 30-vjeçarja është diplomuar në një universitet në Londër për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe njihet për mbrojtjen e të drejtave të grave. Nga ana e tij, Sheikh Mohammed është një nga pronarët më të mëdhenj të pronave në Mbretërinë e Bashkuar pasi, sipas Guardian, ai zotëron më shumë se 400,000 hektarë tokë në Londër, Skoci dhe Suffolk./TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024