Dy “mumie aliene” që u shfaqën në mënyrë misterioze në një aeroport në kryeqytetin peruan, Lima tetorin e kaluar, janë tërësisht me origjinë tokësore, sipas një analize shkencore.
Në konferencën për shtyp, ekspertët i përshkruan dy ekzemplarët e vegjël si kukulla të ngjashme me njeriun, ndoshta të bëra nga pjesë njerëzore dhe kafshësh. Një dorë e veçantë me tre gishta që besohet të jetë nga provinca Nazca e Perusë u analizua gjithashtu dhe ekspertët përjashtuan çdo lidhje me jetën jashtëtokësore.
“Është një histori tërësisht e sajuar”, shtoi Estrada.
Dy figura, të ngjashme me trupa të mumifikuar, me veshje tradicionale të Andeve, u shfaqën në aeroport në zonën e kompanisë së dërgesave DHL në një kuti kartoni. Disa media më pas spekuluan për origjinën e tyre të mundshme jashtëtokësore.
Gazetari meksikan dhe entuziast i vjetër i UFO-ve, Jaime Maussan, pohoi se trupat mijëravjeçarë të gjetur në Peru në vitin 2017 nuk kishin lidhje me ndonjë specie të njohur.
Shumica e ekspertëve më vonë i hodhën poshtë ato si mashtrime dhe thanë se ndoshta ishin mumie të lashta njerëzore të gjymtuara të përziera me pjesë të kafshëve, por ato ishin padyshim nga Toka.