Leonardo da Vinci ishte një piktor, shpikës dhe anatomist, të cilat janë vetëm disa nga talentet e tij dhe tani mes këtyre talenteve mund të shtoni edhe ‘kimist inovativ’. Rezulton se artisti mjeshtër ishte më eksperimental me "Mona Lizën" e tij të njohur sesa mendohej dhe ka të ngjarë të ishte krijuesi i një teknike të parë në veprat e krijuara një shekull më vonë, sugjeron një studim i ri.
Duke përdorur difraksionin me rreze X dhe spektroskopinë infra të kuqe, një ekip shkencëtarësh në Francë dhe Britani ka zbuluar një përbërje të rrallë minerale që është përdorur në pikturën ikonike. Sipas studimit të botuar së fundmi në Journal of the American Chemical Society, zbulimi ofron një pikëpamje të re se si u pikturua vepra nga fillimi i viteve 1500.
“Plumbonacrite” formohet kur oksidet e plumbit bashkohen me vajin. Përzierja e këtyre dy substancave është një teknikë që artistët e mëvonshëm si Rembrandt e përdorën për të ndihmuar në tharjen e bojës, sipas studimit.
Zbulimi i përbërjes së rrallë në "Mona Lisa" sugjeroi se Leonardo mund të kishte qenë pararendësi origjinal i kësaj qasjeje, tha Gilles Wallez, një autor i studimit të fundit dhe një profesor në Universitetin e Sorbonës në Paris, i cili gjithashtu ishte bashkautor në raportin e vitit 2019.
Në ditët e sotme, studiuesit nuk lejohen të marrin mostra nga kryevepra, e cila ndodhet në Muzeun e Luvrit në Paris dhe është e mbrojtur pas xhamit, tha Wallez. Megjithatë, shkencëtarët ishin në gjendje të analizonin bojën duke përdorur një makinë të teknologjisë së lartë të quajtur “sinkrotron” e cila i lejoi ekipit të studionte përbërjen e grimcave në një nivel molekular.
"Këto mostra kanë një vlerë shumë të lartë kulturore," tha Wallez./CNN/