UEFA ka zbuluar listën e tyre të ngushtë me tre lojtarë për çmimin Lojtari i Vitit për meshkuj për sezonin 2021/22.
Karim Benzema dhe Thibaut Courtois janë nominuar për rolin e tyre në fitoren e dy trofeve të Real Madridit, ndërsa bashkëlojtari i këtij të fundit te Belgjika, Kevin De Bruyne është gjithashtu në listë pas një viti të suksesshëm me Manchester Cityn.
Courtois heshti shumë kritikë, madje fjalë për fjalë e tha këtë vetë në një konferencë për media, ku edhe u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren finale të Ligës së Kampionëve në maj ndaj Liverpoolit, pasi që kishte bërë një sërë pritjesh të pabesueshme për t’ia mohuar triumfin gjigantit anglez.
Në anën tjetër, De Bruyne shënoi 15 gola dhe regjistroi tetë asistime ndërsa Manchester City ruajti titullin e tyre në Premier Ligë, ndërsa ai ishte gjithashtu një komponent kyç në garën e tyre për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Çmimi Lojtari i Vitit për meshkuj vlerësohet në bazë të paraqitjeve në të gjitha garat dhe jo vetëm në turnetë e UEFA-s.
Çmimi votohet nga trajnerët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, si dhe një grup i përzgjedhur gazetarësh.
Lojtari aktual më i mirë i vitit për meshkuj është Jorginho, i cili fitoi Ligën e Kampionëve 2020/21 me Chelsean dhe Kampionatin Evropian Euro 2020 me Italinë.