Lionel Messi ka bërë një gjest të veçantë për bashkëlojtarët e tij te Argjentina, duke u dhuruar secilit nga një set të personalizuar pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Dhurata u bë publike nga Kelci-Rose Bowers, e dashura e mbrojtësit Marcos Senesi, e cila publikoi një video në rrjetet sociale duke treguar çantën që futbollisti kishte sjellë nga grumbullimi i kombëtares argjentinase.
Brenda çantës ndodhej një termos i artë Stanley me logon personale të Messit, një filxhan për mate, një pako me yerba mate, si dhe një pipëz metalike me lugë, të gjitha të personalizuara. Mate është një pije tradicionale shumë e përhapur në Amerikën e Jugut dhe konsiderohet pjesë e rëndësishme e kulturës argjentinase.
Gjesti i kapitenit të Argjentinës vjen pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, ku "Albicelestët" nuk arritën ta mbronin titullin. Argjentina u mposht në finale nga Spanja me rezultat 1:0 pas vazhdimeve, ndërsa golin vendimtar e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të.??“PAJITA, PERO NO SE LLAMA PAJITA” - la futbolista británica Kelci-Rose Bowers se quedó con el juego de mate y termo dorados que Lionel Messi le regaló a su novio Marcos Senesi y a todos los jugadores de la Selección Argentina por el Mundial pic.twitter.com/anOdYN9pMz
— PaseClave (@paseclave__) July 25, 2026