Zbulohen yjet më të largët të galaktikës sonë
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Astronomët kanë zbuluar një grup yjesh në buzë të Rrugës së Qumështit që janë më larg nga Toka, më larg se çdo yll i njohur në galaktikën tonë dhe në gjysmë të rrugës për në Andromedën fqinje.

Ato 208 yje ndodhen në pikat më të largëta të aureolës galaktike të Rrugës së Qumështit, thanë shkencëtarët. Më të largëtit prej tyre janë 1.08 milionë vite dritë nga Toka. Një vit drite nënkupton distancën që drita përshkon në vakum në një vit (365,25) ditë dhe është 9,4605 × 1012 km (9,46 trilion km).

Këto yje, të vëzhguar nga teleskopi nga mali Mauna Kea në Hawaii, klasifikohen si yje RR Lyrae, të cilët kanë një masë relativisht të ulët dhe një bollëk tipik të ulët elementësh më të rëndë se hidrogjeni dhe heliumi. Yjet nga skajet e aureolës galaktike mund të konsiderohen yje jetimë sepse ata ndoshta e kanë origjinën nga galaktika më të vogla që më pas u përplasën me një galaktikë më të madhe si Rruga e Qumështit.

"Interpretimi ynë i origjinës së këtyre yjeve të largët është se ata kanë shumë të ngjarë të kenë lindur në aureolën e galaktikave xhuxh që u gëlltitën nga Rruga e Qumështit," thotë Yuting Feng, një student i doktoratës në astronomi në Universitetin e Kalifornisë, Santa Cruz.

"Galaktikat e tyre prindërore u ndanë në mënyrë gravitacionale, u tretën dhe këta yje u lanë në skajet e largëta si mbetje të shkrirjes," shpjegoi Feng, i cili drejtoi studimin e paraqitur këtë javë në Shoqërinë Astronomike Amerikane në Seattle.

Rruga e Qumështit u rrit me kalimin e kohës për shkak të këtyre kataklizmave. "Galaktikat e mëdha rriten duke gllabëruar ato më të voglat, ato janë 'kanibalë', ata hanë llojin e tyre," tha bashkautori i studimit Raja Guha Thakurta, kreu i Departamentit të Astronomisë dhe Astrofizikës në Universitetin Santa Cruz.

Galaktika, e cila ka një vrimë të zezë supermasive në qendër të saj rreth 26.000 vite dritë nga Toka, përmban ndoshta 100 deri në 400 miliardë yje. Një nga yjet është Dielli, i cili ndodhet në diskun galaktik të Rrugës së Qumështit.

Këta yje të sapo zbuluar ndodhen pothuajse në gjysmë të rrugës midis Rrugës së Qumështit dhe galaktikës fqinje Andromeda.

“Ne mund të shohim se periferitë e aureolës diellore të Andromedës dhe ajo e Rrugës së Qumështit janë me të vërtetë një shtrirje, pothuajse prekëse”, thotë Feng.

Kërkimi për jetën përtej Tokës përqendrohet në planetët shkëmborë të ngjashëm me Tokën që orbitojnë në të ashtuquajturën "zonë të banueshme" rreth yjeve. Deri më tani, janë zbuluar më shumë se 5000 planetë jashtë sistemit diellor, të quajtur ekzoplanetë.

“Nuk mund të themi me siguri, por çdo aureolë e jashtme ndoshta ka planetë që rrotullohen në të si Dielli dhe yje të ngjashëm në Rrugën e Qumështit”, thotë Guha Thakurta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024