Opozita në Shqipëri është rikthyer këtë të enjte në Kuvend, ndërsa vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative lidhur me përjashtimin e disa deputetëve të PD-së nga seancat plenare u bë shkak që edhe kjo ditë të niste me debate e tensione.
Kreu i Grupt Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali se i përjashtoi deputetët pa ligj dhe i kërkoi asaj të japë dorëheqjen.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i cili po ashtu akuzoi kryetaren Spiropali se “me urdhër të Ramës” vendosi përjashtimin e 24 deputetëve. Sipas tij, qëllimi është që t’i mbyllë gojën opozitës “duke shkelur rregulloren dhe Kushtetutën e vendit”.
“Po shkelni rregulloren përsëri. Tani flisni ministri dhe nuk ia ndërpretë kohën edhe pse foli për procedurë, ndërse neve na e ndërprisni fjalën a na mbaron koha. Përjashtimi i 24 deputetëve me urdhrin tuaj, konfirmoi atë që ne dyshuam se ju e larguat Lindita Nikollën se Rama donte një ushtar në krye dhe të përjashtonte 24 deputetët në kundërshtim me rregullore, përfaqësuesit e qytetarëve dhe ju me urdhër nga Rama për të penguar fjalën tonë. Sapo jeni ulur në atë karrige keni rrezuar rendin kushtues në vend dhe keni përjashtuar 24 deputetë vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës se ju intereson të ktheheni në diktaturë. Ju jeni kryetare e gjithë deputetëve dhe ju bëj thirrje të respektoni rregulloren, pasi parlamenti është një vend ku flitet për qytetarët dhe bëhet debat, ne dhe do bëjmë gjithçka që fjala e lirë të respektohet. Ju keni ardhur në pushtet me grupet kriminale dhe drejtoni me grupet kriminale. Do ju lutesha që kjo sallë të kthehet në një sallë debati dhe jo një sallë censure që ju ri bllokoni fjalën deputetëve të opozitës”, tha Dogjani.“Vendimet e Gjykatës, edhe pse janë të përkohshme, ky vendim i Gjykatës Administrative nuk ka rrëzuar thelbin, pra ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm, ka ulur masën. Ju keni të drejtën tuaj që në rrugë të tjera ligjore, administrative të vazhdoni të ndiqni çështjen që ngrini, tani pyetja që shtohet: do hymë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit? Se sa i përket vendimeve të Gjykatës, e kemi thënë që nuk diskutojmë kurrë vendime të Gjykatës, edhe pse rasti në fjalë, kam komentet e mia sepse ajo që thoni ju rrëzon këtë vendim gjykate”, tha Balla.
Edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi i bëri thirrje opozitës që t’i rikthehet normalitetit dhe të vijojnë me diskutimet në Kuvend të Shqipërisë.