Ylli i tenisit ndahet nga e dashura për arsye të çuditshme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i tenisit Matteo Berrettini është ndarë nga e dashura e tij Melissa Satta dhe tashmë janë përhapur spekulime mbi arsyet që sollën ndarjen e çiftit. Matteo Berrettini dhe modelja Melissa Satta ishin në një lidhje që nga janari i vitit 2023.

“Melissa dhe unë nuk jemi më bashkë. Ajo që mund të them është se kemi pasur një marrëdhënie të bukur dhe të respektueshme. Ishte shumë intensive”, tha 27-vjeçari, përcjellë KosovaPress.

Deri më tani nuk ka arsye të konfirmuara për shkaqet e ndarjes, megjithatë, për shkak të deklaratave të hershme të modeles, tani ka shumë spekulime. Deri në vitin 2020, Satta ishte i martuar me ish-yllin e futbollit Kevin Prince Boateng dhe ata kanë një djalë me emrin Maddox. Çifti u nda pas nëntë vitesh lidhje. Ish-lojtari i Barçës dhe Milanit në atë kohë kishte folur për varësinë e modeles nga seksi, gjë të cilën as ajo vet nuk e kishte mohuar.

“Arsyeja pse Boateng është gjithmonë i lënduar është sepse ne bëjmë seks shtatë deri në dhjetë herë në javë. Unë e urrej paralojën, dua të shkoj direkt në temë”, kishte thënë Satta.

Kohët e fundit edhe Berrettini është lënduar shpesh. Pasi mori pjesë në finalen e Ëimbledon 2021, ai duhej të humbiste katër Grand Slam për shkak të një dëmtimi.

Në Australian Open ai dështoi në raundin e parë dhe në US Open iu desh të dorëzohej në raundin e dytë. Në renditjen botërore, ish numri gjashtë i botës ra në vendin e 125-të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024