Ylli i Interit, titullar nesër kundër Kosovës
Lexohet për: 1 min.
12-Ylli i Interit
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka bërë të ditur se Yan Sommer do të jetë nesër titullar në ndeshjen kundër Kosovës.

Yakin e pranoi se planifikonte që në portë të jetë Gregor Kobel, por që lëndimi i këtij të fundit bëri që Sommer të jetë titullar i padiskutueshëm, raporton KosovaPress.

“Ne planifikuam që Gregor (Kobel) të thirrej, por pasi që tani është jashtë, Yann Sommer do të jetë nesër në portë”, tha Yakin.

Portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel do të mungojë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Zvicrës në Evropian kundër Kosovës dhe Rumanisë.

25 vjeçari është larguar nga grumbullimi për shkak të disa problemeve në muskul.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025