Ylli i Chelseat flet pas operimit: Më duhej ta bëja, jam me dhimbje që gjashtë muaj
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Chelsea ka njoftuar se sezoni 2023/24 i Enzo Fernandez ka përfunduar pasi ai iu nënshtrua një operacioni për një dëmtim të gjatë në zonën e legenit, që gjendet mes barkut dhe kofshës.

Fernandez do të mungojë në gjashtë ndeshjet e fundit të Chelseat në Premier Ligë, pasi iu nënshtrua operimit sot për ta evituar problemin që e ka, raporton KosovaPress.

Tani, Enzo ka reaguar pas operimit, duke thënë se i duhej ta bënte pasi që ka gjashtë muaj që luan në dhimbje.

“Operimi im ishte i suksesshëm, më duhej ta bëja këtë operacion pasi e zvarrisja dhimbjen për rreth gjashtë muaj. Ishte diçka që mund ta shmangja duke e trajtuar vazhdimisht veten me injeksione dhe medikamente. Por disa javë më parë dhimbja filloi të bëhej gjithnjë e më e fortë, pa efekt asnjë nga këto, dhe ishte më keq pasi stërvitesha dhe luaja në mënyrë të bezdisshme, por nuk doja të ndaloja së qeni në ndeshjet që kisha”, tha Fernandez.

“Sa herë që kam luajtur me fanellën e Chelseat, si me kombëtaren, gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën, pavarësisht gjithë kësaj, por nuk mund të duroj më. Do të kthehem shpejt dhe më i fortë!”, tha më tej Enzo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024