Yjet e Ballkanit inkurajohen nga mbështetja e FFK-s
Sport
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo e sotmja kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Konferencës, ekipi i Ballkani është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Me këtë rast, ekipi suharekas është nderuar me mirënjohje për arritje historike në vitet e fundit.

Në shkrimin e tyre në Facebook pas këtij takimi, te Ballkani thonë se mbështetja e FFK-s në këto momente është shumë e rëndqësishme dhe inkurajuese.

Ky është postimi i plotë i Ballkanit në Facebook.

Me ftesë të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në ambientet e FFK-së, jemi pritur dhe nderuar me mirënjohje, për të arriturat tona historike në këto dy vitet e fundit.

Mbështetja e shtëpisë së madhe të futbollit të Kosovës, në prag të ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit, në UEFA Europa Conference League,  për ne është inkurajuese.

Falenderojmë presidentin Agim Ademi për respektin ndaj kampionit të Kosovës, i cili me falenderime për punën tonë që kemi bërë dhe po vazhdojmë ta bëjmë, edhe njëherë e ritheksoi arritjen e madhe të FC Ballkanit, duke kujtuar se vetëm për pak kohë, kampioni i dyfishtë i Republikës, ka arritur të rreshtohet në mesin e skuadrave të atyre shteteve, federatat e të cilëve tash e 100 vjet janë anëtare të UEFA-së dhe FIFA-së.

Presidenti i klubit, Arsim Kabashi, ka falenderuar kreun e FFK-së për mirënjohjet e ndara dhe për gjithë punën që ai dhe Federata po e bëjnë për futbollin e Kosovës.

Mirënjohjet e dhuruara nga FFK-ja, timonjeri ynë i skuadrës Ilir Daja ia  ka dedikuar krejt futbollistëve tanë, të cilët ndonëse me orare shumë të ngjeshura në garat vendore e ndërkombëtare, po arrijnë rezultate historike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024