Kombëtarja e Zvicrës do të luajë dy ndeshje testuese kundër Danimarkës dhe Irlandës në fund të marsit. Trajneri Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ku janë përfshirë edhe kosovarët Uran Bislimi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Duke folur për lojtarët e ftuar, Yakin ka diskutuar edhe rreth gjendjes së Xherdan Shaqirit për të cilin nuk e ka garantuar vendin e titullarit në formacion, por ka thënë se do të jenë ndeshjet miqësore një test për të parë formën e tij, përcjellë KosovaPress.
Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Murat Yakin:
Portierët: Yann Sommer, Gregor Kobel, Yvon Mvogo
Mesfusha-sulmi: Michel Aebischer, Zeki Amdouni, Uran Bislimi, Remo Freuler, Granit Xhaka, Denis Zakaria, Vincent Sierro, Dereck Kutesa, Dan Ndoye, Noah Okafor, Xherdan Shaqiri, Renato Steffen, Ruben Vargas