Xhudo në vlugun e përgatitjeve për Lojërat Olimpike
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhudistët kosovarë po vazhdojnë me përgatitje intensive me synimin për paraqitje sa më të mira në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Në krye me trajnerin Driton Kuka dhe medalisten olimpike Majlinda Kelmendi, stërvitjet janë në kulmin e tyre.

Me këtë rast, ata i ka vizituar të enjten presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, përcjellë KosovaPress.

Krasniqi dhe Guerot kanë përgëzuar ekipin e xhudos në krye me kryemjeshtrin Driton Kuka për punën dhe përkushtimin, derisa iu ka ofruar mbështetjen e plotë të KOK-ut përmes bursave olimpike, përgatitjeve dhe formave tjera të mbështetjes.

Ekipi olimpik i xhudos pritet të udhëtojë drejt Paris 2024 me pesë norma olimpike, aq sa kishte edhe në Tokio 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024