Xhudo/Kosova me katër garuese në Grand Prix Almada të Portugalisë
Lexohet për: 1 min.
16-Xhudo
3 vite më parë
Linku u kopjua

Kosova do të jetë pjesëmarrëse e Grand Prix Almada të Portugalisë, ku atje do të përfaqësohet nga katër garuese.

Njëkohësisht, kjo do të jetë gara e parë për Kosovën në vitin 2022, në të cilën po ashtu do të marrin pjesë 41 shtete, 301 garues ndër të cilët 179 meshkuj dhe 122 femra, përcjell KosovaPress.

Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë xhudistet Distria Krasniqi, Erza Muminoviqi, Flaka Loxha dhe Laura Fazliu.

Distria, Erza dhe Flaka do të zhvillojnë përballjet e tyre nesër me fillim nga ora 11:00, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të shtunën.

Në këtë Grand Prix do të ndeshen:

1.Distria Krasniqi – kategoria deri në 52 kilogramë

2.Erza Muminoviqi  – kategoria deri në 52 kilogramë

3.Flaka Loxha (-57kg) – kategoria deri në 57 kilogramë

4.Laura Fazliu (-63kg) – kategoria deri në 63 kilogramë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025