Xhaferi takoi Angelov, bisedojnë mbi avancimin e bashkëpunimit Maqedoni e Veriut-Bullgari
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka pritur sot në takim ambasadorin bullgar në Shkup Angel Angelov, me të cilin ka biseduar për çështje aktuale me rëndësi për të dyja vendet, bashkëpunimin dypalësh, si dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe evropian.
Xhaferi ka theksuar rëndësinë e nxjerrjes në pah të shembujve pozitivë nga të dyja vendet, gjë që shkon në favor të forcimit të besimit reciprok, si interes i qytetarëve dhe kontribut në sjelljen evropiane të rajonit.
“Në takimin me ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov, theksova se inkurajoj kontakte dhe takime të grupeve eksperte të punës të MPJ të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me qëllim të mbajtjes së dialogut politik bilateral dhe aktivitetet për avancimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërinstitucional në funksion të përforcimit të besimit të ndërsjellë”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.