Xhaferi: Kemi tetë gra në gradën kolonel, para një dekade numri ishte zero
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka thënë se janë fuqimisht të përkushtuar në zbatimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe se mbështesin zbatimin e kësaj politike.

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Xhaferi potencoi se po punojnë vazhdimisht për të drejtat dhe gjithëpërfshirjen e grave, për çka përmendi se kanë emëruar tetë gra në gradën kolonelë, numër ky që para një dekade sipas tij ishte zero.

Ndër të tjera, Xhaferi tha se agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ishte një nga prioritetet gjatë kryesimit të tyre me OSBE-në gjatë vitit të kaluar, për çka tregoi se organizuan disa ngjarje lidhur me këtë temë.

Ai tha se pavarësisht që janë në një rrugë të shkëlqyer në zbatimin e kësaj agjende, ka shumë punë për tu bërë.

Xhaferi potencoi se lufta në Ukrainë është një përkujtues i domosdoshmërisë së përfshirjes së grave në fushat e parandalimit të konflikteve dhe përpjekjeve për të ndërtuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë./Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024