Xhaferi: Do të punojmë për të gjithë qytetarët
Lexohet për: 2 min.
Talat Xhaferi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se do të punojë me përgjegjësinë më të madhe për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

“Çështja e përgjegjësisë pa marrë parasysh, njeriu i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm nuk bazohet mbi bazën e përkatësisë etnike për të zbatuar përcaktimet ligjore që dalin nga bartja e funksionit që është besuar nga qytetarët dhe nga institucionet”, tha ai për Klan Kosovën.

Votohet Qeveria teknike e drejtuar nga kryeministri shqiptar Talat Xhaferi • KosovaPress

“Kështu që nuk është hera e parë  që jam bartës i përgjegjësisë dhe i respektit dhe nderit e krenarisë që të udhëheq një institucion për herë të parë, kështu që paraprakisht me parlamentin, dikur edhe pse jo i pari si ministër i Mbrojtjes, qasja është institucionale me përgjegjësi të plotë për atë çfarë më është besuar nga qytetarët, dhe besoj se para qytetarëve këtë qasje e kam vërtetuar duke e praktikuar funksionin e kryetarit të Kuvendit, dhe nuk do mend do të vazhdojë me ato parime t’i kryejë edhe detyrat që pasojnë nga sot e tutje deri në mbyllje të procesit, deri në zgjedhjet e 8 majit prej ku do të dalë një qeveri e re”.

“Kompetencat e saja nuk janë shuar ne jemi përgjegjësia, ne jemi përgjegjës për gjithë mbarëvajtjen e funksionimit të institucioneve të shtetit në favor të qytetarëve, dhe statutit ndërkombëtar që ka vendi”, ka thënë Xhaferi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025