Një vullkan në Indonezi shpërtheu përsëri, duke nxjerrë hi vullkanik deri në 5 mijë metra lartësi nga krateri i tij, ndërsa autoritetet zgjeruan një zonë përjashtimi, raportuan mediat shtetërore të premten.
Mali Lewotobi Laki-laki në Flores Lindore, Nusa Tenggara Lindore, shpërtheu sërish të enjten, sipas Antara News.
Autoritetet lokale zgjeruan gjithashtu një zonë përjashtimi dhe këshilluan komunitetin lokal dhe vizitorët që të mos kryejnë asnjë aktivitet brenda një rrezeje prej 7 kilometrash të majës.
Njerëzit u këshilluan gjithashtu të mbanin maska për të shmangur efektet negative të hirit vullkanik.Deri më tani, të paktën 10 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit, duke përfshirë një murgeshë, dhe një është ende e humbur. Rrjedhat e llavës kanë dëmtuar disa struktura, duke përfshirë një manastir dhe punonjësit e shpëtimit po kërkojnë më shumë viktima.
Autoritetet kanë ngritur nivelin e alarmit për malin Lewotobi Laki-laki në pikën e tij më të lartë pasi vullkani ka lëshuar kolona të trasha të hirit deri në 2 kilometra çdo ditë gjatë javës së kaluar.