Vuçiq i quan “gënjeshtarë” ambasadorët e QUINT-it në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj kërkesës së ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në Kosovë që serbët lokalë të rishqyrtojnë vendimin për të mos marrë pjesë në votimin për shkarkimin ose jo të kryetarëve më 21 prill në katër komunat në veri. Ai gjatë një konference për media pas takimit me kreun e Republikës Serbe Milan Dodik, një gjë të tillë e ka quajtur “paturpësi”.

“Ne themi, mirë, çfarë doni nga ne tani? Pra, ata thonë, thjesht bëni një peticion, duhet të mblidhni 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. Duhet të mblidhni nënshkrime që peticioni të jetë i vlefshëm me të gjitha mashtrimet e Kurtit atje, ku më pastaj thonë se gjysma nuk vlejnë dhe kështu me radhë. Ne i mbledhim të gjitha dhe pastaj thonë, jo, jo tani merrni pjesë në referendum dhe në referendum na duhet të marrim 50 plus 1 nga totali i votave të regjistruara. Dhe Lista Serbe u thotë, kjo është e pakuptimtë, dhe ata përkundër të gjitha këtyre, pas zgjedhjeve në të cilat dolën 3 - 4 për qind, pas gjithçka që bënë, fajin e ka Beogradi. Shikojuni në pasqyrë, more gënjeshtarë”, tha Vuçiq. QUINT-i ka shprehur keqardhje ndaj vendimit refuzues të Listës Serbe dhe partive tjera serbe për të marrë pjesë në votimin në komunat në veri, të cilat drejtohen nga kryetarë shqiptarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024