Vuçiq do të nis diskutim të brendshëm për planin evropian
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar në ditë dhe javët në vijim do t’i bëjë konsultimet me anëtarët e qeverisë, anëtarët e parlamentit dhe të gjitha grupet e rëndësishme të shoqërisë, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojnë në implementimin e marrëveshjes së rekomanduar.

Vuçiq këto komente i bëri pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne dhe këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talo.

“Kishim një bisedë tejet të vështirë, mund të them se ishte biseda më e vështirë që kemi pasur ndonjëherë. Një diskutim i hapur dhe serioz. Për një gjë për të cilën jemi dakord është se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe kur keni konflikt të ngrirë, atëherë vetëm është pikëpyetje momenti kur dikush vjen dhe e zgjedh (e shkrinë) atë konflikt dhe kur individët të papërgjegjshëm do ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, dëshiroj t’iu them se, si president i rep. Serbisë, sot padyshim jam ballafaquar me probleme dhe sfida, të cilat do t’iu vendoseshin si barë para shtetit tonë, po nëse nuk do të kishim ra dakord me planin e rekomanduar”, tha ai.

Ai shtoi se vazhdimi i bisedimeve dhe kthimi i serbëve në institucione të Kosovës, do të ndodh vetëm pas themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në këto kushte, kemi kërkuar nga katërshja dhe Mirosllav Lajçaku. Pra, nga përfaqësuesit e SHBA ve, Gjermania, Franca dhe Italia, për të na ndihmuar të gjithë neve në tejkalimin e turbulencave me të cilat ballafaqohemi në Kosovë dhe mendojmë se është momenti i fundit që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e cila jo vetëm që është premtuar por edhe nënshkruar para 10 vitesh. Kjo është çështje e emergjencës dhe tek pas kësaj do të jenë të mundura bisedimet dhe kthimi në institucione, si dhe sado kudo një normalizim i situatës. Po ashtu, në përputhje me të gjitha ato se çfarë janë thënë, ju kam premtuar se në ditë dhe javët në vijim do t’i bëjë konsultimet si me anëtarët e qeverisë, ashtu edhe me anëtarët e parlamentit, të gjitha grupeve të rëndësishme të shoqërisë, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojmë në implementimin e marrëveshjes së rekomanduar. Me këtë iu kam bërë të qartë një gjë, si dhe iu kam treguar gjithë shqetësimin dhe rezervimin që kam ndaj një çështjeje të rëndësishme, ndaj një gjëje të rëndësishme. Normalisht, që nuk mundem të flas për këtë gjë pasi që propozimi nuk është i publikuar”, tha ai, duke shtuar se para tyre nuk janë ditët e lehta dhe se do të marrin vendime të vështira.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024