Vuçiq: Do të bëjmë shumë përpjekje për normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën
Lexohet për: 2 min.
Vuqiq Konferenc
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se do të bëjnë shumë përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën.

“Premtimi i vetëm që mund t'ju jap është se ne do të bëjmë më të mirën dhe do të bëjmë shumë përpjekje për të normalizuar në thelb marrëdhëniet me Prishtinën, se a do t'ia dalim do ta shohim.”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjatë një konference për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan, ka thënë se i ka dërguar ftesë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan është shprehur se vendi i tij mbështet marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë çështje, ai ka thënë se janë të sigurtë se për të arritur rezultat kërkohet guxim dhe lidership.

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan ka shtuar se Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin të gjitha zhvillimet që synojnë arritjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan dje ka qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç’rast, ka takuar kryeministrin Albin Kurtin dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025