Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha se një polic është vrarë mbrëmë në Loznicë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, ndërsa forca të forta policore janë vënë intensivisht në kërkim të autorit.
“Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipnički Šor, policët nga stacioni policor kufitar Trbushnica ndaluan një Mercedes me targa të Tutinit në të cilin ndodheshin dy persona”, tha Daçiq, transmeton RTS.
Të dy zyrtarët policor u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç nuk ju mbijetoj plagëve të marra.
Polici i plagosur është pranuar në spitalin e Loznicës me plagë nga armë zjarri në shpinë dhe shpatull dhe është në gjendje stabile, është konfirmuar për RTS.
Forca të forta policore janë vënë intensivisht në kërkim të sulmuesit, në terren ndodhen efektivë të Policisë së Shabacit, si dhe nga Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste. Hetimi nga Prokurori i Lartë Publik nga Shabaci dhe pjesëtarë të policisë është duke vazhduar.
“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në emrin tim”, tha Daçiq.