Drejtori i Institutit Octopus Agim Musliu ka publikuar në Facebook pjesë të dokumenteve të falsifikuara të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë, për të cilat besohet se janë deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavi, se si janë vrarë me prova të fabrikuara shumë njerëz në Kosovë.
Postimi i plotë në Facebook:
Ky dokument, i cili me gjasë është deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavinë, është provë se si janë vrarë (me prova të fabrikuara) shumë njerëz në Kosovë, e ku në mesin e tyre kam mundur të jem edhe unë! Edhe vëllai im, Fatmiri.
Në fakt, kolegu ynë Kastriot (Bajram) Kelmendi u vra më 24 mars 1999, së bashku me babain e tij (avokat i njohur) dhe vëllain e tij.
Në fakt, kolegu ynë Kastriot (Bajram) Kelmendi u vra më 24 mars 1999, së bashku me babanë e tij (avokat i njohur) dhe vëllain e tij.
Për një "qime floku" kemi shpëtuar unë dhe Fatmiri.
Kjo nuk është ndonjë shpifje që neve na ofendon, por është shpifje.
Kjo shpifje është bërë për të na e marrë jetën - për të na vrarë!