Vrasja në Prishtinë, Haxhiu: E papranueshme që grupet kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë
Lexohet për: 1 min.
0 Albulena Haxhiu - Intervista KP (2 of 14) (14)
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se kanë refuzuar kërkesën e Serbisë për bashkëpunim në rastin e Millan Radoiçiqit.

https://kosovapress.com/ndryshon-ligji-per-byrone-per-konfiskimin-e-pasurise-se-pajustifikueshme

Ministrja Hahxhiu tha se partnerët ndërkombëtarë duhet t'i bëjnë presion Serbisë për dorëzimin e terroristëve që shkaktuan sulmin në Banjskë.

"Vetëm Kosova ka kompetencën për të adresuar sulmin terrorist që ka ndodhur në Banjskë. Dy herë institucionet i janë drejtuar Serbisë për ofrimin e provova që ndërlidhen me kryeteroristin Millan Radoiçiq. Serbia deri më tani nuk ka kthyer përgjigje", u shpreh ajo.

Sa i përket vrasjes dhe plagosjes Prishtinë gjatë këtyre ditëve, Haxhiu tha se është e papranueshme që këto raste të tolerohen nga institucionet e drejtësisë.

"Institucionet të mbahen përgjegjëse për obligimet qe i kanë të përshkruara. Për mua është e papranueshme që grupet kriminale të tolerohen nga institucionet e drejtësisë", theksoi ajo në një konferencë media.

https://kosovapress.com/detaje-nga-gjuajtjet-me-arme-ku-mbeti-i-vrare-nje-person

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024