Vrasja e shtatzënës, Haxhiu: Do të ketë dorëheqje e shkarkim
Lexohet për: 4 min.
Albulena Haxhiu - Intervista KP (4 of 14)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti në Prishtinë, tha se ky ishte një rast kombshëm dhe i trishtë.

Sipas Haxhiut, ky rast tregon se sa i shpeshtë është femicidi që po vret jetë vajzash dhe grash.

“Pesë ditë, dy jetë të humbura, dy gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Me urgjencë kemi mbledhur grupin ndërministror, kemi diskutuar për veprimet institucionale në raport me këtë rast. Më lejoni të ju informoj që sipas infomacioneve nga Policia e Kosovës, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psiqike dhe fizike dhe Prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale, është një papërgjegjësi e prokurorit të rastit, sepse ne në vazhdimësi po bëjmë thirrje që të mbrohen jetët e grave fdhe vajzave. Sikur prokuroria të ishte në krye të detyrës, rasti i tillë mund të jetë parandaluar”, tha ajo.

Haxhiu garantoi se secili prej institicioneve janë të obliguar dhe kanë marrë përgjegjësi që të verifikojnë secilin veprim institucional, prej momentit të parë kur është raportuar dhuna ndaj viktimës. Ministrja shtoi se rasti i mbrëmshëm tregon se edhe përkundër veprimeve që janë marrë, ka shumë punë për t’u bërë.

“Rasti i mbrëmshëm nuk guxon që të na zbrapsë...por që të na bëjë që të angazhohemi edhe më fuqishëm derisa të ofrojmë siguri të plotë e drejtësi për vajzat dhe gratë në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Minstrja e Drejtësisë tregoi se në takimin e grupit ndërministror, as përfaqësues nga Prokuroria, as nga Gjyakat nuk ishin të pranishëm.

“Në fakt do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje morale, njerëzore e profesionale. Nuk kam koment për veprimet e tyre”, tha ajo.

E pyetur se a do të ketë dorëheqje pas rastit të mbrëmshëm, Haxhiu u shpreh se në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, personi përgjegjës do të japë dorëheqje.

“Të gjithë ne që jemi në pozicionet që mbajmë kemi përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kompetencat janë të ndara, por ju garantoj që nëse shohim që ka dështu dikush, do të? ketë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Por, keni parasysh, dorëheqjet e shkarkimet janë kërkuar edhe në raste e tjera kur ka dështuar Prokuroria, asnjë dorëhqeje, asnjë shakrim. Dhe këto raste, këto mosveprime, kjo neglizhencë po i inkurajon kriminelët, po inkurajon vrasësit. Nuk kemi sot asnjë prokuror, asnjë gjyqtar që ka dhënë dorëheqje për shkak që se ka kry detyrën.”, tha ajo, duke shtuar se ministrja e Drejtësisë nuk ka të drejtë të shkarkojë prokurorët dhe gjyqtarët.

“Jo vetëm mbrëmë, jo vetëm sot, në vazhdimesi, kur po vriten gratë, po kërkohet nga minstrja e Drejtësisë që të shkarkojë prokurorët dhe gjyqtarët. Ministrja e Drejtësisë e ka përfundu reformën në drejtësi…Jam e bindur që në momentin që kur ta kemi reformën në drejtësi nuk do të ketë më prokurë dhe gjyqtarë që nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre.”, u shpreh Haxhiu.

Ajo shtoi se kanë edhe informacione te tjera, të cilat, sipas saj, pë shkak të ndjeshmërisë se rastit nuk mund t’i bëjnë të ditura.

“Do të ketë raporte, do të ketë vlerësime të situatave dhe në momentin që do të pajisjemi, madje edhe ministri i Punëve të Brenshme, z. Xhelal Sveçla do të kërkojë nga Inspektorati që të verifikojë edhe veprimet e Policisë se pse viktima ka pasë urdhërmbrojtës, duhet të verifikohet nëse viktima ka pasë kontake me Policinë, me qendrën për punë sociale dhe rrethanat të tjera, të cilat ta japin një pasqyrë më të qartë të situatës”, shtoi ministrja Haxhiu.

Ndryshe, mbrëmë një burrë ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur.

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35 vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

https://kosovapress.com/policia-konfirmon-vrasjen-e-gruas-shtatzene-ne-oborrin-e-gjinekologjise/
https://kosovapress.com/35-vjecarja-e-vrare-mbreme-ka-pas-urdher-mbrojtje-per-gjashte-muaj-ndaj-te-dyshuarit-ekziston-aktakuze/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024