Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, nis gjyqi ndaj ekzekutorit Ruben Saraiva
Lexohet për: 2 min.
ruben-saraiva-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka nis gjyqi ndaj ekzekutorit të biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezit Ruben Saraiva.

Vetëm pak minuta më parë ai ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës, nën praninë e masave të rrepta të sigurisë. Gjyqi do të mbahet në orën 10 me dyer të mbyllura, ku pritet të bëhet rivlerësimi i masës arrest në burg.

Vetëm dy ditë më parë, tetë muaj pas vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt, me pranga në duar u ekstradua nga Maroku, drejt Shqipërisë Ruben Ribeiro Saraiva, i dyshuar nga drejtësia shqiptare si ekzekutues i biznesmenit.

Ekstradimi portugezit 28-vjeçar rezident në Londër, nga ku u rekrutua për të kryer vrasjen, u mundësua nga një bashkëpunim intensiv i Interpol Tiranës dhe Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në policinë e shtetit me autoritetet marokene.

Paraditja e të dielës 31 dhjetor e gjeti Saraivën në tokën shqiptare për t’u vendosur në dispozicion të drejtësisë shqiptare.

Nga provat e mbledhura deri më tani nga prokuroria e Lezhës, rezulton se Ruben Ribeiro Saraiva ishte ekzekutori Ardian Nikulajt. Pamjet e gjakftohtësisë së ekzekutimit të mirë-organizuar u publikuan edhe në shumë media në botë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptarë dhe katër anglez, që vëzhgonte viktimën dhe ia kalonte informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.

Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e ekstradimit të tyre nga Shqipëria në muajin mars./TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025