Votat në zgjedhje, Albin Kurti mbetet nën hijen e Vjosa Osmanit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Votat për zgjedhje, Albin Kurti mbetet nën hijen e Vjosa Osmanit
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Zgjedhjet e 9 shkurtit u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e kryetari i saj Albin Kurti doli më i votuari.

Katër vjet në mesin e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e listës zgjedhore e së cilës janë edhe Partia Guxo e Alternativa, më së shumti vota mori dikush tjetër.

Vjosa Osmani, presidentja aktuale, e cila nuk ishte pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më 14 shkurt 2021, si kandidate nga Guxo mori gjithsej 300 mijë e 756 vota.

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka aktualisht 259 mijë e 532 vota, pas numërimit të 90.41 për qind të votave për kandidatët për deputetë.

Kreu i VV-së nuk u lejua të garojë për deputet më 2021, për shkak të një dënimi të formës së prerë për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025