Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i takojë më 19 shtator në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune.
Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me presidentin e saj. Në një njoftim për media nga Zyra e Kryministrit thuhet se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar në Bruksel për takimin e Von der Leyenit.
Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionare për Zgjerin, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshiron të dëshmojë se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.Von der Leyen personalisht ishte angazhuar për të promovuar këtë plan, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së. Ky plan, që është një paketë prej 6 miliardë eurosh, konsiderohet si plani më ambicioz financiar i BE-së për vendet e rajonit dhe ka për qëllim t’iu ndihmojë atyre të përshpejtojnë rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe në këtë mënyrë të jenë më të gatshme për procesin e integrimit në BE./REL