Von der Leyen në Beograd, Vuçiq përmend Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se “rruga evropiane është e një rëndësie kyçe dhe se vendi i tij do të punojë me përkushtim drejt këtij qëllimi.”
Në një konferencë për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Beograd, Vuçiq tha se kanë biseduar edhe për Kosovën dhe për të ardhmen e rajonit.
“Kam detajuar dhe në mënyrë të detajuar qëndrimin e Serbisë dhe domosdoshmërinë e kompromisit dhe bisedimeve”, tha ai.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Serbia mund të jetë “e sigurt si një anëtare e ardhshme” e Bashkimit Evropian.
"Prania ime sot këtu, qëndrimi im i katërt në Ballkanin Perëndimor, është një shenjë e qartë se unë besoj se e ardhmja e Serbisë është në BE”, tha ajo.
Ndryshe, Ursula von der Leyen ndodhet në një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas vizitës në Sarajevë, kreu i Komisionit Evropian po qëndron sot në Beograd, ndërsa nesër do të vizitojë Kosovën dhe Malin e Zi.