Vlerësimi i dëmeve në Toskanë mbërrin në gjysmë miliardë euro
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani, tregoi të dielën se vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga moti i keq ekstrem dhe përmbytjet në rajon të enjten e kaluar kanë mbërritur në gjysmë miliardë euro.

Shtatë persona janë raportuar të vdekur në Toskanë pasi stuhia Ciaran goditi rajonin me erëra të forta dhe reshje shumë të dendura të enjten në mbrëmje dhe natën, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Situata është përkeqësuar nga moti i keq i mëtejshëm të shtunën. Të dielën në mëngjes, kryebashkiaku i Quaratta-s, Gabriele Romiti, e përshkroi situatën në qytetin pranë Pistoia-s si "kritike" dhe këshilloi popullsinë vendase të zhvendoset në katet e sipërme dhe të shmangë daljen jashtë.

Të shtunën mbrëma, Giani tha se rreth 1,200 njerëz ishin duke u evakuuar si masë paraprake në komunat Montemurlo, Montale dhe Prato në pritje të motit të mëtejshëm ekstrem. Ata u akomoduan në ambiente komunale dhe palestra. /ANSA.

Gjendet i vdekur një person i zhdukur pas përmbytjeve në Toskana - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024