Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës është shprehur e pakënaqur me vlerën e koeficientit të prezantuar nga Qeveria e Kosovës që është në vlerë prej 105 euro.
“Ne si Federatë Sindikale e Administratës Publike qëndrojmë konistent kërkesës sonë dhe vlera e koeficientit të propozuar nga Qeveria, e që do duhej të miratohej në Parlamentin e Kosovës për ne është befasi dhe rrjedhimisht është e pa pranueshme, për arsyeje se këtu kemi rritje kozmetike. Duke marrë parasysh gjendjen e renduar ekonomike, inflacionin dhe çmimet enorme është e pa kuptimtë kjo vlerë e koeficientit. Andaj nuk kemi si ta pranojmë si të tillë”, thotë ai.
I pyetur nëse ekziston mundësia për grevë, Gashi thekson se nuk përjashtohet asnjë variant, derisa shtoi se shpejt do të dalin me një qëndrim të përbashkët me sindikatat.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka prezantuar vlerën e një koeficienti për pagat në sektorin publik, i cili pritet të jetë 105 euro për vitin 2023.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave është 105 euro për vitin 2023, ndërkaq, tha se në vitin 2024 sipas llogaritjeve të bëra vlera e koeficientit do të jetë 110 euro. /E.Krasniqi/