Vjosa Osmani, e ftuara speciale në Clinton Global Initiative në Bullgari
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Me ftesë të ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Bullgari, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.

Në një bashkëbisedë në kuadër të ngjarjes kryesore, presidentja Osmani dhe ish-sekretarja e Shtetit Clinton do të flasin për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive.

Presidentja Osmani do të merr pjesë po ashtu në tryezën ekzekutive që organizohet në kuadër të këtij organizimi, përkrah të ftuarve të shumtë nga bota e politikës, biznesit, filantropisë dhe shoqërisë civile.

Në kuadër të vizitës njëditore, presidentja Osmani pritet të takohet edhe me homologun bullgar Rumen Radev.

Clinton Global Initiative është themeluar në vitin 2005 nga ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ka për qëllim bashkimin e forcave të liderëve botëror për ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfida globale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024