Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Aplikimi gati brenda vitit
Lexohet për: 2 min.
lumi Vjosa Shqipëri
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”. Kumbaro ka pasur një takim me delegacionin e UNESCO-s në Tiranë, i cili do të ndjekë përgatitjen e dosjes së aplikimit. “Na pret një punë intensive në përgatitjen e dosjes së aplikimit, që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura do të dorëzojnë në UNESCO brenda këtij viti, për t’i dhënë një tjetër pasaportë ndërkombëtare mbretëreshës së lumenjve evropiane e për të shtuar një tjetër xhevahir shqiptar në listën e UNESCO”, tha Kumbaro.

Vjosa u shpall Park Kombëtar në mars 2023. Më herët, drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO Audrey Azoulay vizitoi Vjosën me ftesë të ministres Kumbaro me qëllim përfshirjen e saj në listën e lokacioneve të mbrojtura nga UNESCO, duke e vlerësuar si një prej lumenjve të fundit të egër në Evropë dhe i pari Park Kombëtar i një lumi të paprekur. Përgatitja e aplikimit është një proces i gjatë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, dhe Shqipëria do të asistohet nga ekipi i programit “Man and Biosphere”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024