Vizitorë të shumtë në pistat e skive në Dardhë
Lexohet për: 2 min.
335671721_939587697225525_3523461545789108755_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole ka udhëtuar drejt Dardhës, nga ku ka sjellur një album fotosh mbresëlënëse, me tokën ende të mbuluar krejtësisht nga dëbora, megjithëse Shqipëria hyrë në stinën e pranverës.

Prefekti ka vizituar një nga zonat më të frekuentuara nga turistët dhe të apasionuarit e skive, pistën e skijimit Bigell.

“Pasioni dhe dëshira për të ndërtuar një sipërmarrje të veçantë, bënë të mundur që falë përpjekjeve familja Tasho, të ndërtonte qendrën e parë te skijimit në vend, me një vlerë të madhe për zhvillimin e kulturës së skijimit në Shqipëri”, ka shkruar prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale.

Ski-Pista Bigell ka nisur të ndërtohet në vitin 2008, prej Thoma Tashos, së bashku me dy fëmijët e tij, Sokrati dhe Paola, një familje sportistësh të apasionuar. Qendra është e pajisur me 3 pista, një teleferik dhe një “tapet magjik” i cili iu vjen në ndihmë femijëve dhe fillestarëve, shkruan Atsh

“Adresimi i problematikës së parkimit të mjeteve që e vizitojnë këtë atraksion me një fluks të madh, kryesisht përgjatë fundjavave në sezonin e dimrit, mbetet një çështje që dakortësuam për ta ndjekur bashkarisht me aktorët përgjegjës”, ka shkruar prefekti i Korçës, sipas të cilit, kjo është një domosdoshmëri për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve drejt këtij destinacioni e për të mos penguar lëvizjen e banorëve të Dardhës dhe frekuentimin e bizneseve të tjera të zonës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025