Vizita në urën e Ibrit, Sveçla: Ne jemi përfaqësues edhe të qytetarëve që protestojnë
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se pret që komuniteti serb të merr pjesë në takimin konsultativ për hapjen e urës së Ibrit, që do të mbahet të enjten në hapësirat e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut. Ai pas vizitës në urën e Ibrit pak kohë pasi përfundoi protesta e komunitetit serbit, tha se urat janë për të bashkuar qytetarët dhe se duhet të diskutojnë nesër të gjitha brengat që mund të shfaqen sa i përket sigurisë.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi u pyet nga gazetarët serb, tha se janë përfaqësues i të gjithë qytetarëve, përfshirë protestuesve të sotëm, por edhe qytetarëve të heshtur të cilën sipas tij dëshirojnë lëvizjen e lirë.
Krasniqi dhe Sveçla vizituan edhe punimet që po zhvillohen nën urën e Ibrit. /KosovaPress/