Vizita në Nju Jork, Osmani takon presidentin e Guineja Bissau
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Guinea Bissau_1
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në Nju Jork homologun e saj nga Guineja Bissau, Umaro Sissoco Embalo, me të cilin ka diskutuar mbi  bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

E para e shtetit tonë me këtë rast ka theksuar se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Mirënjohëse ndaj presidentit Embaló për mbështetjen e palëkundur”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025