Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nxjerr vendim për kompensim të kujdestarisë së specializantëve të QKUK-së. Vendim ky që bëri të anulohet protesta e paralajmëruar nga këta të fundit, lidhur me pakënaqësitë e tyre për pagesa.
Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka thënë se përgatitja e aneks kontratave pritet të finalizohet gjatë kësaj jave, që sipas tyre të adresohet çështja e specializantëve, me vetëfinancim mbështetur në vendimin për kompensim të kujdestarive.
Ndërkaq, përfaqësuesi i specializantëve, Arianit Zajmi ka thënë gjatë ditës për KosovaPress se protesta e paralajmëruar për sot (e mërkurë) është anuluar, pas bisedës me ministrin Vitia i cili u kishte thënë se pagesat për kujdestaritë e mbajtura nga muaji shkurt, sipas tij nuk ka ligj që Ministria e Shëndetësisë mund t’i kompensojë ato.
Zajmi shtoi se sa i përket vendimit për të paguar nga 500 euro për vit për specializim, Vitia ka thënë se nëse ekspertët ligjor mund të argumentojnë se një gjë e tillë mund të anulohet apo ndryshohet, do të shikon mundësitë për rishqyrtim.
Ndërkaq, specializantët protestën e filluan që javën e kaluar, për të vazhduar edhe këtë javë. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me mos pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave si dhe mos pagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.
Ata gjatë javës së kaluar protestuan për mos pagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit./Z.Zeneli/