Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se gjatë këtyre katër vjet të qeverisjes kanë përmirësuar kushtet për mjekët dhe infermierët, duke filluar me rritjen e pagave të mjekësve specialistë, të cilët sot nuk kanë pagesa mujore nën 2 mijë euro.
Sipas Vitisë, kjo është një rritje substanciale të pagave në gjithë historinë e pasluftës në Kosovë.
Ai ka theksuar se përveç kësaj, do të shtohen mbi 550 mjekë specialistë dhe infermierë.
“Qytetarëve tonë do t’i shtohen mbi 550 mjekë specialistë dhe infermierë, të cilët do të kontribuojnë për shërbime sa më cilësore. Synimi jonë është që të gjithë specialistët, të cilët jo për faj të tyre, deri tani kanë mbetur pa punë të kenë një vend pune meritorë në shërbim të qytetarëve të republikës. Është hera e parë në MSH që specializimet jepen në mënyrë të koordinuar, të projektuar, cilësore me monitorim të vazhdueshëm që specializantët e ri të bëhen specialist ë denjë të fushave të tyre në shërbim të qytetarëve”, ka shtuar ai.